RTSH Sport Live

Shqipëria U17, Shkëmbi thërret 19 lojtarë për Slloveninë

  • 12/04/2024
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U17, Shkëmbi thërret 19 lojtarë për Slloveninë
Ndeshja miqësore do të zhvillohet në datën 18 prill, ora 11:00, në Ajdovščina Slloveni

Siç është bërë e ditur më herët, Kombëtarja kuqezi e Nën-17-vjeçarëve, do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Sllovenisë më datë 18 prill, duke nisur nga ora 11:00. Kjo miqësore, që do të zhvillohet në Ajdovščina të Sllovenisë, do të jetë e para zyrtare e Shqipërisë së kësaj grupmoshe për këtë vit, ndërsa me në stolin e kësaj Kombëtareje kuqezi do të debutojë edhe trajneri Bledi Shëmbi.

Grumbullimi i Kombëtares së Nën-17-vjeçarëve do të nisë më datë 14 prill 2024, në Udine të Italisë, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore ndaj Sllovenisë. Dhe trajneri Bledi Shkëmbi ka bërë publike edhe listën me 19 lojtarët e thirrur për miqësoren me Slloveninë.

Gjashtë prej këtyre futbollistëve vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatat e huaja, me ekipe si Ternana, Novara, Dyseldorf, Piterboro Junajtid, Xhenoa, Torino, Udineze, Juventus, Totenhem, Bohum, CE L’ Hospitalet dhe Këln.