RTSH Sport Live

Shqipëria U17, tjetër seleksionim nga Bulku

  • 16/01/2022
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U17, tjetër seleksionim nga Bulku
21 futbollistë që aktivizohen jashtë vendit do të tregojnë cilësitë e tyre në tre ditë stërvitje

Shqipëria e moshës deri në 17 vjeç, e cila drejtohet nga Ervin Bulku, duke filluar nga kjo e hënë do të nisi një grumbullime treditor. Një grumbullim që vjen pas seleksionimeve që ka disa ditë më parë Shqipëria U-15, ndërsa Bulku në ekipin e tij do të ketë futbollistë të datëlindjes 2006. E veçanta e këtij grumbullimi është se nën urdhrat e trajnerit Bulku do të jenë 21 lojtarë, të cilët aktivizohen jashtë vendit dhe janë pjesë e klubeve të huaja.  Elementët e përzgjedhur për këtë grumbullimin janë ndjekur me shumë kujdes nga stafi teknik, specialistët e ekipeve kombëtare dhe skautët e FSHF-së jashtë vendit.

Grumbullimi do të nisë nga e hëna në Durrës dhe do të zgjasë tre ditë, atje ku lojtarët do të kenë mundësinë të tregojnë cilësitë e tyre përpara stafit teknik dhe trajnerit Bulku. Në ditën e fundit të grumbullimit është planifikuar të zhvillohet edhe një ndeshje mes lojtarëve të Shqipërisë U-17, që aktivizohen dhe luajnë në Shqipëri dhe lojtarëve që janë pjesë e kampionateve të huaja. Ndeshja do të zhvillohet më 20 janar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, duke nisur nga ora 11:00. Kombëtarja U-17 ka planifikuar të zhvillojë disa grumbullime përgjatë këtij viti të ri me lojtarë që luajnë në Shqipëri dhe në kampionatet e huaja. Ja dhe lista e 21 lojtarëve të thirrur nga trajneri Bulku.