RTSH Sport Live

Shqipëria U19 , barazim në startin e kualifikueseve

  • 19/10/2021
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U19 , barazim në startin e kualifikueseve
Hyska bëhet barrikadë për Moldavinë, Çemeri godet shtyllën dhe në fund 0-0

Shqipëria e moshës deri në 19 vjeç për vajza e ka nisur me barazim pjesëmarrjen e saj në kualifikueset e Europianit, Liga B. Skuadra që drejtohet nga Kreshnik Krepi ndodhet në grupin 3 të Ligës B, ndeshjet e të cilit janë duke u luajtur në Andorra. Vajzat kuqezi kanë patur përballë Moldavinë, ndërsa Hyska është heroina e kësaj kombëtareje.

Tez ka patur një dialogim të gjatë me portieren kuqezi, ndërsa i është afruar golit në të 3’, në të 19’ , në të 53’ dhe në të 79’ Sikurse pranë golit ka qenë edhe Arhiri në të 87’, por Hyska i ka thënë “Jo” golit në të gjitha rastet. Madje ka dhënë më tepër besim për vajzat tona, ndërsa Çemeri është ndalur nga shtylla dhe më pas nga portierja Dumic dhe nuk ka patur fatin të jetë shënuese.

Përgjithësisht një ndeshje e mirë e luajtur në mbrojtje, por mund të ishte bërë dhe më shumë në sulm. Gjithsesi një pikë që do të jetë nxitje për të marrë më të mirën më 22 tetor ora 16:00 ndaj Andorrës dhe më 25 tetor në ora 15:00 ndaj Uellsit.