RTSH Sport Live

Shqipëria U19, fundi me disfatë

  • 25/10/2021
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U19, fundi me disfatë
Vajzat kuqezi janë mundur nga Uellsi, 4-1, në kualifikueset e Europianit

Shqipëria e moshës deri në 19 vjeç për femra, që drejtohet nga Kreshnik Krepi, i ka mbyllur me humbje kualifikueset e Kampionatit Europian, të cilat për këtë moshë u zhvilluan në Andorra. Bëhet fjalë për Ligë B, ndërsa Shqipëria ndodhej në grupin 3. Në ndeshjen e fundit, vajzat tona kanë patur përballë Uellsin, që ka fituar 4-1.

 Tejlor në të 26’ ka hapur serinë e golave e më pas Pull ka realizuar tre gola në të 44’, në të 48’ dhe në minutën e dhjetë shtesë. Për tonat ka ngushtuar Iljadhi nga pika e bardhë e penalltisë në të 83’. Përfundimisht 4 pikë në tre ndeshje dhe vendi i dytë me golaverazhin 2-4. Andorra, që ka mundur Moldavinë, 1-0, ka zënë vendin e tretë në këtë turne me 3 pikë. Përgjithësisht një përfaqësim i mirë i të rejave të futbollit shqiptar.