RTSH Sport Live

Shqipëria U19 pëson pesë gola nga Spanja

  • 24/09/2022
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U19 pëson pesë gola nga Spanja
Kuqezinjtë e kanë mbyllur me dy humbje aventurën në grupin e tyre

Pas humbjes 3-1 ndaj Belgjikës, Shqipëria U19 ka marrë një tjetër goditje, kësaj radhe 5-0 përballë Spanjës, kualifikueset e Europianit, Grupi 7. Në një ndeshje njëkahëshe, të besuarit e trajnerit Armando Cungu kanë pësuar gol që në minutën e 7-të me autor Angel. Më pas, Gharbi 18’ dhe Gasioroëski 29’ i kanë dhënë kuptim superioritetit të spanjollëve në pjesën e parë.

E njëjta histori dhe në pjesën e dytë, me 19-vjeçarët e Spanjës që arritën të shënojnë dhe dy herë të tjera, me Martínez 74’ dhe Barberá 82’. 5-0 për Spanjën që i ka dhënë goditjen përfundimtare skuadrës kuqezi në ëndrrën për të arritur një kualifikim të mundshëm.