RTSH Sport Live

Shqiponja e Bathës, si “gur në qafë’ për AEL Larisën

  • 02/08/2022
  • |
  • Të tjera
Shqiponja e Bathës, si “gur në qafë’ për AEL Larisën
Klubit grek i bllokohet merkato, nuk ka plotësuar detyrimet financiare për mesfushorin

Ishte viti 2018 kur Idriz Batha, në atë kohë pjesë e  Partizanit kishte arritur akordin me klubin grek Ael Larisa, por marrëveshja u ndërpre menjëherë nga klubi helen. Arsyeja? Gjithçka u lidh me një foto që mesfushori kishte shpërndarë në rrjetet sociale duke bërë gjestin e shqiponjës, gjë që sipas klubit helen u konsiderua provokim duke prishur kontratën në mënyrë të njënashme  dhe që nga ai moment mes Ael Larisës dhe Idriz Bathës ka pasur një luftë në dyert e UEFA-s, madje duke shkuar deri në Cas të Lozanës.

Ish-mesfushori i Tiranës ka fituar gjyqin dhe klubi grek duhet ti paguante 181 mijë euro, por sipas asaj që parashikonte kontrata AEL Larisa ka shlyer vetëm gjysmën e shumës. Vitin e kaluar Batha ka paditur sërish klubin grek, duke pretenduar për afro 81 mijë euro, për shkak se shuma e parashikuar në vendimin e parë nuk kishte kaluar sipas pikave që ishin parashikuar në vendim.

Mësohet se nga ky gabim Ael Larisës i është bllokuar merkato dhe sipas verifikimeve, deri në këtë moment skuadra greke nuk ka mundur që të federojë asnjë lojtar në skuadër, ndërsa ky dënim mund t’i hiqet në momentin që do të shlyejë plotësisht detyrimet.