RTSH Sport Live

Shuhet ish-trajneri i Kombëtares, Otto Bariç

  • 13/12/2020
  • |
  • Kombëtarja
Shuhet ish-trajneri i Kombëtares, Otto Bariç

Ish-trajneri i Kombëtares, Otto Bariç është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare. Një lajm i tillë është dhënë nga mediat kroate, që kanë bërë të ditur se kroati ishte prekur nga Covid-19 dhe se nuk ka mundur të fitojë betejën me këtë sëmundje të shekullit.

Otto drejtoi përfaqësuesen kuqezi në periudhën 2006-2007 duke zhvilluar disa ndeshje të mira dhe duke u dalluar për aftësitë e tij taktike. Ka drejtuar dhe përfaqësueset e Austrisë dhe Kroacisë. Ndërkohë që në rang klubesh vlen të përmenden Stuttgart, Rapid, Sturm Graz, LASK Linz, Fenerbahce etje.