RTSH Sport Live

Silvinjo për Ukrainën: E fortë, na pret një ndeshje e vështirë

  • 06/09/2024
  • |
  • Kombëtarja
Silvinjo për Ukrainën: E fortë, na pret një ndeshje e vështirë
“Duhet të përballemi shumë seriozisht me ta, pasi është një skuadër fizike”.

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Silvinjo ka dalë në konferencë për shtyp në funksion të ndeshjes së parë në UEFA Nations League, atë me Ukrainën që do të luhet në Pragë, në stadiumin “Epet Arena” në orën 20:45.

Mungesat – “Në kombëtare ndodh, kam parë dhe ekipe të tjera që kanë humbur shumë lojtarë, është moment i vështirë pas Evropianit. Lojtarët nuk kanë patur mundësi për pushime. Por duhet të punojmë në këtë situatë. Edhe në Varshavë kemi patur një situatë të ngjashme, por është momenti i duhur, mundësi e mirë për lojtarët e tjerë për të qenë pjesë e formacionit”.

Arbër Hoxha titullar? – “Të gjithë lojtarët janë gati, kjo është ajo që duam. Kemi dhe një stërvitje dhe do të shohim, nuk ka nisur ende Hoxha një ndeshje nga minuta e parë, e kemi pasur që në mars, rrugëtimi është i tillë në Kombëtare, hap pas hapi, është shumë i rëndësishëm në skuadër, do të shohim”.

Kundërshtari – “Kur flasim për Ukrainën flasim edhe për grupin, që është shumë i vështirë, pasi të gjitha skuadrat ishin në Evropian ku bënë parqaitje të mirë, kanë një trajner të mirë,  Rebrov që organizon mirë skuadrën. Ka skuadër shumë të mirë, teknike, shumë fizike dhe organizuar, e pamë që bënë një Evropian të mirë ne duhet të përballemi shumë seriozisht me ta, pasi është një skuadër fizike dhe e fortë”.

Strategjia – “Është e vështirë të parashikosh se si do të shkojë ndeshja, por kjo do të jetë një sfidë shumë teknike, Ukraina bën tranzicion të shpejtë dhe qendrën e kanë shumë të fortë, kam besim se do të shohim një lojë të fortë pasi edhe Ukraina është e fortë dhe shumë e ekuilibruar, besoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”.