RTSH Sport Live

Skënderbeu kalon Erzenin, mjafton Frenklin

  • 02/12/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Skënderbeu kalon Erzenin, mjafton Frenklin
Skuadra e trajnerit Gvozdenoviç ngjitet në vendin e 4 në superiore

Skënderbeu fiton 1-0 me Erzenin në sfidën e javës së 15-të të Superiores. Skuadra e trajnerit Gvozdenoviç tashmë ndodhet në vendin e 4 me 21 pikë, po aq sa Tirana e vendit të tretë. Ndërsa Erzeni mbetet në vendin e 7-të me 16 pikë. Për vendosur fatin e kësaj ndeshje ka menduar Frenklin.

Në 28’ të takimit futbollisti i Skënderbeut kalon skuadrën e tij në avantazh, falë një sulmi mjaft të bukur të organizuar nga skuadra vendase. Krosim nga krahu i djathtë, topi mbërrin në këmbët e Frenklin që ndodhet brenda zonës së Erzenit. Duke treguar cilësitë e tij, ai triblon bukur mbrojtësin kundërshtar dhe me të majtën shënon duke mposhtur portierin Hasanbelli.

Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, edhe në pjesën e dytë nuk arrijnë të shënojnë gola të tjerë për të ndryshuar rezultatin.