RTSH Sport Live

Ski, nis botërori i kuqezinjve

  • 12/02/2025
  • |
  • Sporte të tjera
Ski, nis botërori i kuqezinjve
Lara Colturi garon të enjten në finalen e slalomit gjigant, shpreson për medalje

Lara Colturi do të garojë të enjten në Salbah të Austrisë në finalen e slalomit gjigant në botërin e skive. Veç Colturit, për kuqezinjtë do të jetë edhe  Deni Xhepa, të premten, ndërsa Kevin Qerimi është i dëmtuar.

Në Saalbach te Austrise, do të nisë të enjten aventura e ekipit shqiptar në Kampionatin Boteror te Skive. Lara Colturi do te garojë ne Finalen e slalomit gjigant, duke u nisur e 11-ta në start. Perfaqesuesi tjeter I Shqiperise eshte Denni Xhepa I Cili finalene tij do ta kete te Premten.

Per fat te keq skiatori tjeter Kevin Qerimi u demtua dhe nuk mundi te jete pjese e ketij boterori. Garat do te mbyllen diten e Diele me Sllalomin e meshkujve nderkohe qe Lara do ta mbylle garimin te shtunen me finalen e Sllallomit per femra.

Me Colturin shpresohet për një tjetër medalje historike per Shqiperine ne nje kampionat Boteror. Dy vjet më parë, ajo u bë skiatorja e tretë më e re që fitoi medalejn e artë në botërorin e të rinjve në St. Anton, Austri, në slalomin super gjigant.