RTSH Sport Live

Turqia dominon mundjen për vajza

  • 15 orë para
  • |
  • Evente Sportive
Turqia dominon mundjen për vajza
Mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes arrijnë në 7 medalje të arta

Turqia dominon mundjen për vajza në Kampionati Europian të moshës deri në 23 vjeç në mundje, që është duke u zhvilluar në sallën olimpike “Feti Borova” dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Tre medalje të arta për Turqinë, kjo që në ditën e parë të garës për vajza. Fillimisht në peshën deri në 55 kilogram, atje ku Demir fitoi 7-0 ndaj moldaves Samoil. Më pas në peshën deri në 68 kilogram, Nesrin Bas mundi 6-2 ukrainasen Skobelska. Kurse në peshën deri në 76 kilogram, Jasin mundi 10-5 Kozirevën e Federatës Botërore të Mundjes.

Një medalje e artë ishte pikërisht për këto sportiste, ndërsa bëhet fjalë për mundëset ruse, ndërsa në peshën deri në 50 kilogram, Pudova fitoi 7-5 me bashkatdhetaren Janotava. Dhe e arta e fundit e ditës ishte për azerbajxhanasen Hurmanova, që në peshën deri në 59 kilogram mundi italiane Ruso, 4-0.

Kështu Turqia hedh kandidaturën për të qenë Kampione Europe në mundje për vajza, ndërsa e mërkura do të jetë për finalet në pesë peshat e fundit, si dhe për startin e gjysmëfinaleve të mundjes greko-romake. Kampionati Europian i moshës deri në 23 vjeç përfundon të premten.

GAZETAR; GJERGJ VYSHKA