Merkato e këtij muaji ka qenë mjaft aktive për drejtuesit e Bayern-it. Në dy ditët e fundit nga Mynihu ka patur shumë lëvizje me Bayern që përveç se mbylli hapësirën e lënë bosh nga dëmtimi i Neuer vendosi sot një tjetër lojtar nën kontratë.
Në pritje – Zyrtarizimi i Sommer në Mynih ende nuk është bërë publik edhe pse portieri nga Zvicra sot është parë teksa stërvitej rregullisht me shokët e rinj të ekipit. Portieri u filmua nga kamerat teksa i drejtohej fushës stërvitore në Saebener Strasse në shoqërinë e talentit francez, Mathys Tel. Vendimi për të grumbulluar që sot Sommer tregon qartë se në rast zyrtarizimi ai do të jetë nësër mbrëma portieri titullar i Bayern në Lajpcig. Sa i përket numrit të fanellës në uniformën e sotme Sommer është parë me numrin 27.
Përforcimet – Mediat gjermane kanë zbuluar se sot Bayern ka firmosur një parakontratë me mesfushorin e Lajpcig Konrad Laimer. Bayern u interesua për austriakun verën e kaluar, por klubi lindor nguli këmbë dhe nuk e shiti për 30 milionë euro edhe pse Laimer ishte në vitin e fundit të kontratës. Lojtari i kërkuar me ngulm nga Ngalesmann do t’i bashkohet formacionit bavarez në verë ndërsa sot firmosi dhe një parakontratë me Hasan Salihamidžić.