RTSH Sport Live

Spanjë, Arenteiro detyrohet të aktivizojë përgatitësin e portierëve

  • 25/04/2024
  • |
  • Spanjë
Spanjë, Arenteiro detyrohet të aktivizojë përgatitësin e portierëve

Ndeshja Deportivo-Arenteiro do të jetë e veçantë këtë javë pasi skuadra mike ka lajmëruar nëpërmjet një komunikatë se do të aktivizojë në portë përgatitësin e sektorit në fjalë.

“Diego Rivas, deri më sot përgatitësi i portierëve, do të jetë një lojtar i ekipit të parë. Duam që të falenderojmë Diegon për pasionin që tregon për klubin”, bëri me dije klubi në një komunikatë për shtyp.

Formacioni i Arenteiros është i pafat për këtë ndeshje pasi dy portierët Diego Garcia dhe Manu Figueroa janë të dëmtuar ndërsa portieri i dytë, Pablo Brea, nuk është i aktivizueshëm për duelin e radhës. Brea është huazuar pikërisht nga La Korunja dhe për këtë arsye sipas rregullores së La Liga-s nuk mund të aktivizohet përballë skuadrës së tij.