RTSH Sport Live

Sportistët që mund të shkruajnë historinë

  • 24/07/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Sportistët që mund të shkruajnë historinë
Lojtarë skuadrash dhe individë që pritet të vendosin rekorde në Lojërat e Parisit

Një numër sportistësh mund të rishkruajnë historinë e olimpiadave në Lojërat e Parisit, duke vendosur rekorde për pjesëmarrje ose për numrin e medaljeve të arta të fituara, në gara individuale apo në kompeticionet e skuadrave.  

Më 10 gusht, ylli i NBA dhe i kombëatres amerikane të basketbollit, Kevin Durant, mund të ketë shansin të bëhet sportisti i parë që fiton medaljen e katërt të artë për të gjitha sportet e skuadrave, nëse shba arrin fitoren e pesë radhazi.

Rekordi i tij megjithatë mund të barazohet vetëm një ditë më pas nga Nikola Karabatiç nëse Franca triumfin në handball për meshkuj, pas sukseseve në Pekin 2008, Londër 2012 dhe Tokyo 2020. Lojtari ka vendosur të tërhiqet në përfundim të këtyre Lojërave.

Në frontin e femrave, hipistja gjermane Isabell Ëerth dhe notarja amerikane Kate Ledecky kanë rastin të bëjnë histori për numrin më të madh të medaljeve të arta olimpike për të gjitha sportet. Rekordi aktual mbahet nnga gjimnastja ukrainase e Bashkimit Sovjetik, Larisa Latynina, me nëntë medalje ari.

Qitësja gjeorgjiane Nino Salukvadze mund të zgjatë rekordin e pjesëmarrjeve në Lojërat Olimpike, pasi Paris 2024 do të jetë olimpiada e dhjetë për të. Ajo ka marrë pjesë për herë të parë në Seul 1988. Rekordi për të gjitha kohërat, për meshkuj e femra, mbahet nga hipisti kanadez Ian Millar. Ai konkurroi në 10 Lojëra Olimpike nga 1972 deri më 2012, duke kapëercyer Lojërat e Moskës më 1980 për shkak të bojkotimit të Kanadasë.