RTSH Sport Live

Statistika/ Ernest Muçi version super, përmirëson paraqitjen e vitit të kaluar

  • 04/01/2025
  • |
  • Rajoni
Statistika/ Ernest Muçi version super, përmirëson paraqitjen e vitit të kaluar

Me golin e shënuar kundër Rizespor, Ernest Muçi ka përmirësuar statistikat e vendosura në muajt e parë të aventurës së tij turke.

Ky gol ishte i katërti për Muçin në Super Ligën turke, ndërsa vitin e kaluar ai mbylli sezonin e dytë me tri gola të shënuar. Për ish-lojtarin e Tiranës ka ende mundësi që të përmirësohen të tilla shifra pasi nga mbarimi i pjesës së parë të sezonit mungon ende një ndeshje.