RTSH Sport Live

Strakosha sfidon Reinën, kërkon të bindë Sarrin

  • 15/07/2021
  • |
  • Itali
Strakosha sfidon Reinën, kërkon të bindë Sarrin
Portieri kuqezi kërkon të tregojë se është pikërisht ai numri një te skuadra e Lacios

Thomas Strakosha bëhet gati për rikthimin, nën urdhërat e Sarrit riniset nga zero. Sfidon Reinën për rolin e portierit të parë, por ndërkohë dëshiron të mësojë shumë nga dikush si ai. Me Inzaghi sezonin e kaluar, shumë pak minuta në fushën e lojës “Ishte një zgjedhje e trajnerit që absolutisht duhet respektuar. Sigurisht, nuk jam i lumtur kur nuk luaj. Nëse një profesionist thotë se është i lumtur në situata të caktuara, ai ndoshta duhet të ndryshojë sport. Por marrëdhëniet me klubin, ekipin dhe tifozët kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera”, fjalët e tij për Lazio Style Channel.

Një nisje e re me Sarrin: “Mendoj se ishte koha e duhur për të ndryshuar. Unë shoh një trajner të përgatitur dhe të nivelit të lartë, ai do të na japë stimuj të mëdha. Në trajnim kërkon shumë intensitet dhe rikuperimet janë të shkurtra, kjo më bëri përshtypje. Ne nuk kemi pasur biseda private për të folur në lidhje me hierarkitë, edhe sepse nuk ka asgjë për të fshehur. Ai flet me të gjithë hapur. Unë duhet të vë bast për veten time. E di që mund të jap shumë më tepër”.

“Viti i kaluar më dha një mësim të mirë, më bëri të kuptoj se duhet të vazhdoj të punoj shumë. Unë gjithmonë e kam respektuar Lazion, që nga ana tjetër më ka respektuar gjithmonë. Për mua është një ëndërr të jem këtu, vite më parë nuk kam pritur kurrë të bëj të gjitha këto paraqitje. Dua të vazhdoj të luaj dhe të argëtohem”.

“Reina? Të gjithë e dinë se çfarë personi është Pepe, gjithmonë shumë i qeshur. Ju shtyn të bëni më mirë. Edhe për grupin edhe për mua bën vetëm mirë. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të”.