RTSH Sport Live

Struga e Duros shkruan historinë në Maqedoninë e Veriut

  • 08/05/2023
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Struga e Duros shkruan historinë në Maqedoninë e Veriut

Struga shkruan historinë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Skuadra e shqiptarëve drejtuar nga Shpëtim Duro u shpall matematikisht kampione e Maqedonisë së Veriut dy javë para fundit të kampionatit. Ekipi strugan fitoi 3-0 ndaj Sileksit, kombinuar me humbjen 2-1 të Shkëndijes së Tetovës ndaj Shkupit. Një rezultat i tillë bëri që diferenca me ekipit tetovar të shkojë në tetë pikë larg dhe me Shkupin mbetet shtatë distanca larg.

Entuziazëm i papërshkrueshëm për një rrugëtim magjik, klub i themeluar në vitin 2015 që hodhi poashtë të gjitha parashikimet, duke u shpallur kampion për herë të parë në histori. Në 8 ndeshje të drejtura, Shpëtim Duro ka arritur të marrë 6 fitore e dy barazime. Mrekullia që po bën Shpëtim Duro nuk përfundon me kaq. Tekniku kryeqytetas ka kualifikuar në finalen e Kupës Strugën, ku do të luajë ndaj Makedonijas më datë 20 maj.