RTSH Sport Live

Struga në rrugën e duhur

  • 27/07/2023
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Struga në rrugën e duhur
Skuadra e drejtuar nga trajneri Duro, dominoi rivalët nga Podgorica

Dominim total, ndoshta ndeshja që mund të ndryshojë tërësisht sezonin e Shpëtim Duros dhe Strugës. Eleminimi nga Champions League nuk e ka dëmtuar aspak moralisht skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut që kundër kampionëve të Malit të Zi, Buducnost, tregoi karakter, pjekuri dhe forcë.

Jo vetëm fitorja 1-0 por loja e skuadrës dhe diferencat e treguara në fushë reflektuan siguri për ekipin nga Struga që pas një jave do të kërkojë ndoshta të bëjë më shumë në Podgoricë pasi misioni nuk është kompletuar ende. 10 goditje, 6 prej të cilave në portë kundrejt asnjë tentative të malazezëve, në Oher kishte vetëm një skuadër të pranishme në fushë dhe ajo ishte Struga.

Në rast se trajneri Duro dhe skuadra e tij do ta kalojnë këtë raund, atëherë faza play off bëhet edhe më e prekshme pasi në turin e tretë do të sfidojnë një prej fituesve të çiftit New Saints-FC Swift. Struga u eleminua nga Zalgiris në raundin e parë të Champions League pas humbjes 2-1 në Ohër edhe pse kryesonte ndeshjen 1-0 deri në minutën e 78.