RTSH Sport Live

Super Inter, 3-0 ndaj Sassuolo, -2 nga Milani

  • 28/11/2020
  • |
  • Itali
Super Inter, 3-0 ndaj Sassuolo, -2 nga Milani

Tre gola të shënuar, mbrojtje e blinduar dhe ngjitje provizore në vendin e dytë në klasifikim, -2 pikë larg skuadrës së vendit të parë, Milan. Lukaku e Hakimi janë lënë pushim, duke menduar për sfidën Champions ku kërkohet një mrekulli në Gjermani përballë M’gladbach. Interi i trajnerit Conte ka dalë me duart plotë nga Mapei Stadium, duke mundur 3-0 një Sassuolo, që nuk ishte në asnjë moment në lojë. Zikaltërit kaluan në avantazh që në minutën e 4-ët me anë të Sanchez. Chiriches, që dha ndihmesën e tij në shënimin e golit të Sanchez, shkaktoi autogol në minutën e 14-të, ndërsa në minutën e 60-të Gagliardini mbylli të gjitha llogaritë në këtë sfidë.