RTSH Sport Live

Super Vlahovic, Fiorentina mund Lazio-n

  • 08/05/2021
  • |
  • Itali
Super Vlahovic, Fiorentina mund Lazio-n
Dopietë e sulmuesit serb, që ngjitet në kuotën e 21 golave. Zona Champions për Lazion është larguar

Ka mbërritur një sinjal i shpëtimi për Fiorentinën, e cila në mbrëmjen e javës së 35 të Serie A mundi Lazio 2-0, duke i shkaktuar një goditje të fortë  në garën për zonën Champions League. Lojë e vështirë dhe nervoze, e vendosur nga dopieta e të zakonshmit Vlahovic, i cili u rrit në 21 gola në kampionat. Nga një gol për çdo pjesë loje dhe Fiorentina ngrihet në +7 në vendin e tretë të fundit.

Dusan Vlahovic është lojtari i katërt i huaj te Fiorentina që shënon të paktën 20 gola në një sezon të vetëm në Serie A, pas Gabriel Batistuta, Kurt Roland Hamrin dhe Pedro Petrone. Ka shënuar 17 nga 21 golat e tij në këtë kampionat në 2021, vetëm Leëandoëski (22) dhe Messi (21)  kanë shënuar më shumë në top-5 ligat eeropiane që nga fillimi i vitit.

Fiorentina nuk kishte fituar kundër Lazio në Serie A që nga maji i vitit 2017 - që atëherë dy pikë në shtatë ndeshje kundër tyre në kampionat. Ka shënuar në 11 ndeshje radhazi të Serie A, seria më e gjatë e shënuar në një kampionat të vetëm që nga Janari 2016 (19).

Lazio ka humbur pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në Serie A jashtë fushe, që nga fillimi i shkurtit vetëm Spezia dhe Crotone (të dy gjashtë) kanë pasur më shumë humbje jashtë në turne.

Lazio ka ndërprerë një seri shënimi kundër Fiorentina prej 14 ndeshjeve radhazi në Serie A. Cristiano Biraghi ka siguruar 23 asistime në pesë sezonet e fundit (nga 2016/17), asnjë mbrojtës nuk llogarit më shumë se ai në Serie A (barazim me Cuadrado).