RTSH Sport Live

Superkupa e Italisë: CR7 e Morata i japin Pirlos trofeun e  pare

  • 20/01/2021
  • |
  • Itali
Superkupa e Italisë: CR7 e Morata i japin Pirlos trofeun e  pare
Juve-Napoli 2-0: Portugezi zhbllokoi një sfidë të ekuilibruar në minutën e 64-ët, Insigne humbi penallti dhjetë minuta para fundit, spanjolli mbylli llogaritë në minutën e 95-të

Juventusi mundi Napolin me rezultatin 2-0, duke rrëmbyer kështu Superkupën e Italisë, trofeu i tyre i parë sezonal, trofeu i parë në epokën së Pirlo. Bardhezinjtë ngritën kokën pas natës së keqe në San Siro dhe pas gjysmës së parë të ekuilibrit, e zhbllokuan sfidën në minutën e 64-të me një prekje nga Cristiano Ronaldo i zakonshëm.

Napoli kishte shansin për të kapur golin e barazimit në minutën e 80-të, por Insigne "tradhton" Gattuso dhe gjuan penalltinë e fituar nga Mertens në mënyrë të gabuar. Për të mbyllur të gjitha llogaritë në këtë sfidë ka menduar spanjolli Morata, që në 95 ’ ka dërguar topin në rrjetë.

Kjo është Superkupa e nëntë e Italisë në vitrinën e Juventusit falë fitores kundër Napolit nga Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata. Lindur në vitin 1988, trofeu shpesh ka dhënë surpriza dhe kthesa, veçanërisht në vitet e fundit. Suksesi i parë në një kuptim absolut ishte për Milanin, më 14 qershor 1989.

Ishte edicioni i vitit 1988, i pari në fakt, i cili u pasua nga sukseset e Interit, Napolit dhe Sampdoria. Suksesi i parë i Juventusit erdhi në edicionin e vitit 1995 kundër Parma. Suksesi i fundit i Bianconerëve daton nga viti 2018, kur ekipi i Allegri mundi Milanin në Jeddah.

Nga ana tjetër, Napoli ka dy fitore: atë të vitit 1990 dhe atë të vitit 2014, në të dy rastet kundër Juventusit.

Fituesit në 10 edicionet e fundit

2011 - Milan (vs Inter)

2012 - Juventus (vs Napoli)

2013 - Juventus (vs Lazio)

2014 - Napoli (vs Juventus)

2015 - Juventus (vs Lazio)

2016 - Milan (vs Juventus)

2017 - Lazio (vs Juventus)

2018 - Juventus (vs Milan)

2019 - Lazio (vs Juventus)

2020 - Juventus (vs Napoli)

Skuadra me më shumë trofe

Juventus 9

Milan 7

Lazio 5

Inter 5

Napoli 2

Roma 2

Parma 1

Fiorentina 1

Sampdoria 1