RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës: Drita ndalet, barazon me Arbërinë

  • 14/12/2020
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës: Drita ndalet, barazon me Arbërinë

Në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës, kryesuesja e kampionatit, Drita nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen me Arbërinë. Ishte një mundësi e mirë për të krijuar shkëputjen nga ndjekësi më i afër, Ballkani, por gjithçka është hedhur në erë në minutën e 75-të, me golin e pësuar.

Vendasit e nisën mirë sfidën, duke krijuar raste dhe shënuar golin e avantazhit nëminutën e 36-të me anë të Kastriot Rexhës në minutën e 36-të. Porn ë pjesën e dytë, Arbëria u tregua më kërkuese dhe arriti të gjejë golin e barazimit në minutën e 75-të me anë të Nimanit.

Me këtë barazim, Drita ngjitet në kuotën e 40 pikëve, dy më pak se ndjekësi më I afërt, Ballkani. Ndërkohë, Arbëria ndodhet në vendin e 6 në kuotën e 21 pikëve.

Në sfidën tjetër të javës së 18-të, Trepça dhe Drenica nuk kanë shkuar më shumë se një 0-0 në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Një sfidë kjo mes dy skuadrave që luftojnë për mbijetesë. Skuadra nga Skënderaj ndodhet në vendin e parafundit me 19 pikë, ndërsa skuadra nga Mitrovica, me dy pikë më shumë, ndodhet në vendin e 7-të në klasifikim.

Superliga e Kosovës

REZULTATET

12/12/2020

FT

Besa Pejë

   1 - 2

Gjilani

 

 13/12/2020

FT

Llapi

   3 - 2

Feronikeli

 

FT

Prishtina

   2 - 1

Ballkani

 

14/12/2020

FT

Drita

   1 - 1

Arbëria

 

FT

Trepça'89

   0 - 0

Drenica Skënderaj

 

 

 RENDITJA

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Drita

17

12

4

1

29

12

+17

40

2

Ballkani

17

12

2

3

43

21

+22

38

3

Prishtina

17

9

4

4

25

11

+14

31

4

Gjilani

17

7

5

5

14

16

-2

26

5

Feronikeli

18

5

8

5

22

16

+6

23

6

Arbëria

18

6

3

9

17

20

-3

21

7

Trepça'89

18

6

3

9

19

27

-8

21

8

Llapi

18

6

2

10

21

23

-2

20

9

Drenica Skënderaj

18

5

4

9

11

25

-14

19

10

Besa Pejë

18

1

3

14

13

43

-30

6