RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës, Ilir Daja drejt titullit të dytë radhazi

  • 15/05/2023
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës, Ilir Daja drejt titullit të dytë radhazi
Ballkani fiton ndaj Llapit, Drita barazon ndaj Gjilanit me shifrat 1-1

Ilir Daja mund të shpallet kampion për herë të dytë radhazi në Kosovë. Fitorja minimale ndaj Llapit u shoqërua me barazimin e Dritës në derbin ndaj Gjilanit, takim që përfundoi me shifrat 1-1. Një ditë perfekte për Ilir Dajën dhe ekipin nga Suhareka.

Tashmë kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi i kampionatit, Ballkani ndodhet në kuotën e 69 pikëve, dy më shumë se Drita. Nëse Ballkani do të marrë pikët e plota ndaj Ferizajit dhe Gjilanit, atëherë do të shpallet për herë të dytë radhazi kampion në histori dhe me Dajën në krye.

Në barazim u ndal edhe Prishtina e cila nuk fitoi dot me Malishevën dhe zbret në vendin e 5-të në kuotën e 45 pikëve, 2 më pak se Dukagjini që fitoi ndaj Drenicës.