Ajo që ka të bëjë me të drejtat e imazhit është pengesa e fundit që duhet kapërcyer përpara nënshkrimit. Kylian Mbappé dhe Real Madrid po diskutojnë kushtet përfundimtare të kontratës, edhe nëse marrëveshja e përgjithshme tashmë është gjetur.
Klubi spanjoll nuk dëshiron të “shkatërrojë” kufirin e pagave me kampionin francez dhe paga e tij nuk do të kalojë 20 milionë euro neto. Bonusi i transferimit, i shpërndarë proporcionalisht gjatë pesë viteve të kontratës, do ta rrisë ndjeshëm këtë shifër, por pyetja e fundit është se si do të shpërndahen të drejtat e imazhit, një çështje me rëndësi jetike.
Në Madrid ishte zakon që në kohën e “galaktikëve” që këto të drejta imazhi të ndaheshin 50 me 50 mes klubit dhe lojtarëve. Ishte baza që i lejoi Real Madridit të projektuar nga Florentino Pérez të arrinte një dimension tjetër në botën e futbollit, falë Figos, Ronaldos, Beckhamit dhe Zidanit dhe kontratave të tyre të sponsorizimit. Lojtari i parë me të cilin u thye ky rregull, raporton Marca, ishte Cristiano Ronaldo.
Me Mbappe do të bëhet një përjashtim i ri: 80% e të drejtave të imazhit do t'i mbeten lojtarit, 20% e mbetur do të shkojë në arkat e Real Madridit, padyshim duke iu referuar atyre kontratave të nënshkruara pas nënshkrimit; të mëparshmet mbeten 100% në arkën e francezit.
Sipas renditjes më të fundit të hartuar nga Forbes dhe të publikuar në vitin 2023, Mbappé fiton rreth 20 milionë euro në vit nga reklamat. Aktualisht Mbappé është sportisti i nëntë me më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Ai ka më shumë se 117 milionë, por para tij janë Benzema, Beckham, Ronaldinho, LeBron, Virat Kholi (yll i kriketit), Neymar (349), Messi (522) dhe Cristiano Ronaldo (783).
Gjithçka do të luhet në detaje dhe Mbappé, në këtë kuptim, ka qenë shumë inteligjent në të kaluarën, duke mos e lidhur markën e tij "KM" me asnjë numër, siç bëri Ronaldo me CR7-në e tij. Kjo do t'i lejojë atij të marrë çdo numër në Madrid: 9 është i lirë dhe Modric ka shumë të ngjarë të lërë 10, të cilat lojtari i lindur në vitin 1998 tashmë e vesh për ekipin kombëtar. Aktualisht Mbappé ka tre sponsorë kryesorë: Nike, Hublot dhe Oakley. Kur të nënshkruajë për Real Madridin, ai do të jetë sportisti më i kërkuar, një minierë e vërtetë ari.