RTSH Sport Live

Tebas nuk ka dyshime: Barça pagoi Negreiran, do të dënohet

  • 19/09/2024
  • |
  • Spanjë
Tebas nuk ka dyshime: Barça pagoi Negreiran, do të dënohet

Duke folur në podcast The Wild Project në YouTube, presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, preku çështjet aktuale në futbollin spanjoll, duke u fokusuar mbi të gjitha në rastin e shumëpërfolur të Negreira dhe Barcelonës. Ja çfarë tha: "Barcelona do të sanksionohet për çështjen Negreira. Në nivel sportiv tashmë është parashikuar. Nga informacionet e marra kemi marrë iniciativën në Prokurori. Besojmë se çështja duhet të sqarohet sa më shumë që të jetë e mundur. Ne jemi pjesë e procedimit dhe kemi dorëzuar disa dokumente për hetimin”.

“Barcelona e pagoi Negreira sepse ai u shiti atyre idenë për të ndikuar te gjyqtarët. Ky është korrupsion sportiv, por jo në nivelin e blerjes së ndeshjeve, por nuk do të mund të vërtetohet. Asnjë arbitër nuk do të përfshihet. Ajo që ata bënë ishte e gabuar. Besoj se Barcelona do të sanksionohet. Nuk ka asgjë tjetër. Mendoj se do të duhet shumë kohë. Do të ketë një gjyq. Nuk mendoj se do të dalë që Negreira i ka paguar arbitrat”.