RTSH Sport Live

Tedi Cara gjen golin e parë në aventurën e re, Oleksandria fiton miqësoren me Frajbergun

  • 08/02/2025
  • |
  • Futboll Bota
Tedi Cara gjen golin e parë në aventurën e re, Oleksandria fiton miqësoren me Frajbergun

Ish-lojatri i Partizanit, Tedi Cara, po shfrytëzon mjaft mirë fazën përgatitore të skuadrës së tij të re, Oleksandria.

Siç dihet kampionati ukrainas nuk ka nisur ende dhe skuadrat kanë përfituar nga ky pushim për të kryer fazën përgatitore.

Lojtari kavajas ka gjetur golin e parë me fanellën e re në testin përballë Frajbergut, duel ky i programuar për t’u lujatur disa ditë më parë, po që u mbajt sot në Turqi.

Ish-i i Partizanit në minutën e 63-të realizoi golin e parë personal dhe të katërtin për ekipin. Skuadra e ligës ukrainase triumfoi në këtë ndeshje kontrolli me rezultatin 4-0.

Liga në Ukrainë rifillon në fund të shkurtit dhe pritet shumë nga cilësitë e lojtarit shqiptar që zgjodhi këtë pistë për vazhdimin e karrierës.