RTSH Sport Live

Tenis, Carlos Alcaraz njofton se do të mungojë në turneun e Barcelonës

  • 14/04/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Tenis, Carlos Alcaraz njofton se do të mungojë në turneun e Barcelonës

Carlos Alcaraz nuk do të marrë pjesë në turneun ATP 500 pikësh në Barcelonë. Pas tërheqjes nga Masteri i Monte-Carlos, spanjolli nuk do të dalë në fushë as në Katalonjë, aty ku fitoi titullin e dytë radhazi një vit më parë.

Alcaraz ka ende probleme me krahun e djathtë: sipas mediave spanjolle nuk ka dëmtim, por nr. 3 në botë lufton për të gjetur formën optimale.

Për këtë arsye Carlos zgjodhi të mos marrë pjesë në turneun e Barcelonës. Nevojitet kujdes maksimal që të jetë gati për Madridin, Romën dhe Roland Garrosin, turnetë e radhës në kalendar.