RTSH Sport Live

Tennis, Alcaraz bën 100 fitore, vetëm McEnroe ka qenë më i… shpejtë

  • 14/03/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Tennis, Alcaraz bën 100 fitore, vetëm McEnroe ka qenë më i… shpejtë

Gjatë natës, tenisti spanjoll, duke mposhtur në dy sete (7-6, 6-3) holandezin Griekspoor, ka hyrë në fazën e 16-të të turneut “Indian Wells” dhe ka arritur fitoren e njëqindtë të karrierës në ATP.

Për të arritur një shifër të tillë tenistit spanjoll iu deshën vetëm 132 ndeshje. Më mirë se ai ka mundur të bëjë vetëm amerikani John McEnroe, i cili festoi fitoren e 100 në takimin e 131.