RTSH Sport Live

Tërmeti katastrofik godet ekipet e Famagustas

  • 07/02/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Tërmeti katastrofik godet ekipet e Famagustas
Nga katër skuadra, dy volejbolli dhe dy futbolli, mbijeton vetëm një, të tjerët të humbur nën rrënoja

Me dëshirën për t’u bërë sportistë në të ardhmen, por me ëndrra të mëdha, morën udhën nga Erçan Lefkosha në Adijaman për të treguar aftësitë e tyre në aktivitete të përbashkëta mes shkollash. Ekipe volejbolli dhe futbolli të Famagustas, që përfaqësonin shkollat 9-vjeçare dhe të mesme  “Çanbulat Ozgyrluk” dhe Kolegji “Marif” ishin gati që, nga e hëna e 6 shkurtit, të matnin forcat me bashkëmoshatarët e tyre. Por ëndrra u thye në mes nga tërmeti i mëngjesit të së hënës.

Ora 04:17 (lokale) dhe tërmeti i magnitudës 7.8 godet Turqinë qendrore e Sirinë. Të gjithë në gjumë dhe me shanse të vogla për të reaguar, ndërsa gjithçka ka qenë fatale për ta dhe mësuesit e tyre. Vajzat e volejbollit kanë qenë të akomoduara “Grand Isias Hotel”, kurse ekipet e futbollit në “Grand Park Hotel” të gjithë në zonën e Adijaman.

Por midis tragjedisë dhe mrekullisë njëri prej ekipeve të futbollit, që kanë qenë i përbërë nga 18 persona, ka mundur të shpëtojë, ndërsa është kthyer në Erçan Lefkosha më 6 shkurt në ora 22:00 (lokale) me një avion të posaçëm, i cili në fakt ishte nisur në ora 17:00 (lokale) që kishte në përbërje nga një prind për secilin fëmijë, të shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, si dhe një ekip shpëtimi në Adijaman. Një skuadër prej 100 personash në kërkim të fëmijëve të humbur, sepse ekipet e volejbollit të moshës deri në 15 vjeç dhe njëri prej ekipeve të futbollit ka mbetur në rrënojat e hoteleve “Grand Isias Hotel” dhe “Grand Park Hotel” në Adijaman. Prej tyre nuk ka asnjë njoftim, por gjithashtu dhe nga spitalet ku janë shtrirë kërkiket. Totali i këtyre ekipeve të humbur është 35 persona nga të cilët vetëm shtatë janë nxjerrë të gjallë, prindër e mësues. 28 rezultojnë aktualisht të humbur. Është punuar gjatë gjithë natës në rrënojat e hotelit nga trupat e shpëtimit të ardhur nga Efçan Lefkosha, kurse prindërit kanë bërë thirrje dëshpëruese për vinça e mjete të tjera ndihmëse, pasi sipas Kryeministrit të Republikës së Qipros Turke, Unal Ustel, bëhet fjalë për rreth 8 ton materiale të shembura. Madje ai i kishte bërë thirrje familjarëve që të mos informohen nga burime në rrjete sociale, por të presin njoftime zyrtare prej tij.

E në këtë situatë lutjesh, ndërsa bëhet fjalë për jetë fëmijësh, gjithnjë priten vetëm njoftime zyrtare për të mbijetuar e pse jo për të shpëtuar.