RTSH Sport Live

Tërmeti në Tuqi, mjeku i Hatayspor jep alarmin: Atsu ende mes të humburve

  • 08/02/2023
  • |
  • Të tjera
Tërmeti në Tuqi, mjeku i Hatayspor jep alarmin: Atsu ende mes të humburve

Lajmet mbi fatin e Christian Atsu po bëhën gjithmonë e më kontradiktore. Ditën e djeshme menaxheri i klubit Hatayspor, Mustafa Ozat, pohoi se lojtari ishte nxjerrë në jetë nga rrënojat e një ndërtese. Ndërsa Federata Ganeze e Futbollit shkoi më tej duke zbuluar se Atsu po merrte trajtimin e duhur në një klinikë të një province pranë qytetit ku ndodhi “apokalipsi”.

Por për mjekun e skuadrës, vendndodhja e 31-vjeçarit ende është e panjohur. “Kur dëgjuam se Atsu ishte transferuar në ‘Dortyol Hospital’ shkuam për ta vizituar dhe të flisnim, por për fatin e keq ai nuk ishte aty. Për momentin drejtori sportiv, Savut Taner dhe Christian Atsu ende figurojnë mes të humburve”, tha Gurbey Kahveci.