RTSH Sport Live

Tërmeti në Turqi, apeli prekës për ndihmë i Volkan Demirel

  • 07/02/2023
  • |
  • Të tjera
Tërmeti në Turqi, apeli prekës për ndihmë i Volkan Demirel
Volkan Demirel dhe Christian Atsu

Ish-portieri i Turqisë i ka dërguar një video emocionuese globit ku i bën thirrje secilit që e shikon për ndihmë. Drejtori teknik i Hatayspor, ekipit të qytetit ku tërmeti ka shkaktuar dëme të paimagjinueshme, ka dhënë një mesazh prekës nëpërmjet Instagram-it ku njofton se për momemtin ka humbur komunimin me dy pjestarë të ekipit.

“Ju lutem na ndihmoni, dërgoni të gjitha mjetet që keni në dispozicion për të na ndihmuar të nxjerrim njerëzit nga rrënojat. Këtu po vdesin njerëz nga minuti në minut. Jo vetëm në Hatay, por edhe në provinca situata është shumë e rënduar”, tha mes të tjerash në mesazhin e tij Volkan Demirel.

Vetëm pak orë më parë nga qyteti në fjalë u njoftua se trupi i njërit prej futbollistëve, Christian Atsu, i cili ishte nën rrënoja, u nxorr prej aty ende në jetë.