RTSH Sport Live

Tërmeti në Turqi: ish-lojtari i Chelsea, Atsu mes të zhdukurve nën rrënoja

  • 06/02/2023
  • |
  • Të tjera
Tërmeti në Turqi: ish-lojtari i Chelsea, Atsu mes të zhdukurve nën rrënoja
Lojtari i Hataysporit ka mbetur i bllokuar nën rrënoja si disa shokë të skuadrës që tashmë janë nxjerrë

Mes të zhdukurve pas tërmetit mes Turqisë dhe Sirisë është edhe ish-futbollisti i Chelsea dhe Neëcastle, Christian Atsu. Sipas raportimeve nga Daily Star, ganezi ka mbetur i bllokuar nën rrënoja, siç konfirmoi nënkryetari i Hatayspor. Atsu luan për klubin turk, i cili është i vendosur në rajonin Kahramanmaras, një nga zonat më të goditura nga tërmeti. Disa nga shokët e skuadrës së Atsu u gjendën gjithashtu në mes të katastrofës, por më vonë u shpëtuan dhe u transferuan në një zonë sigurie. Aktualisht po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e 31-vjeçarit.

Përveç futbollistit, besohet se është zhdukur edhe drejtori sportiv i Hatayspor, Taner Savut, i cili besohet se është ende nën rrënoja.