RTSH Sport Live

Terziç “divorcohet” me Dortmund, para finales në “Wembley” bëri sherr me Humels

  • 13/06/2024
  • |
  • Gjermani
Terziç “divorcohet” me Dortmund, para finales në “Wembley” bëri sherr me Humels

Edin Terziç nuk do të jetë më trajner i Borusias së Dortmundit. Vetë trajneri ka njoftuar klubin për këtë vendim pasi nuk mendonte se duhet të merrte pjesë në startin e rindërtimit të skuadrës.

Mediet gjermane kanë bërë me dije se mes trajnerit dhe Mats Humels në javët e fundit ka ndodhur diçka e rëndë. Mbrojtësi kritikoi hapur taktikat e Terziç në ndeshjet e mëdha. Ky i fundit i kishte kërkuar që të sqaroheshin pak ditë përpara finales së Champions-it, por debati kishte përfunduar deri në një konfrontim fizik.

Pas mesazhit të lamtumirës së Terziç mendohet se Borusia do t’i ofrojë një tjetër kontratë mbrojtësit.