RTSH Sport Live

Teuta, befasia e finaleve për titull kampion

  • 05/06/2021
  • |
  • Basketboll
Teuta, befasia e finaleve për titull kampion
“Djemtë e detit” kanë mundur Goga Basket në ndeshjen e parë, 90-77

Teuta shkakton befasinë më të madhe në finalet e basketbollit për meshkuj, ndërsa ka arritur të fitojë në fushën e Goga Basket ndeshjen e parë për titull kampion. Një fitore e skuadrës së Milatoviç, plot 13 pikë diferencë, ndërsa duket sikur ia ka marrë dorën Gogës në fushën e saj. E ka mundur në finalen e Kupës së Shqipërisë, 81-76.

 E ka mundur në fundin e fazës së tretë 81-80 dhe tani e mund në finalen e parë. Që do të thotë se Teuta është kandidate serioze për titull kampion. Perioda e parë është pikë më pikë, ndërsa Teuta ka fituar 24-23. Shpërthen në të dytën skuadra e “djemve të detit”, ndërsa ka fituar 23-13 dhe në pushim kryeson 47-36. Goga Basket vendos të bëjë ndryshime, ndërsa në fushën e lojës është Hysenagolli.

Dhe Goga Basket afrohet deri në tre pikë diferencë, 50-53. Por vetëm kaq. 20-18 perioda e tretë për Teutën dhe në total 67-54. E barabartë e fundit, 23-23, por që vulos fitoren e durrsakëve 90-77. Në përfundim të ndeshjes për mikrofonin e RTSH Sport ka ardhur kapiteni i Teutës, Kristi Gorea.