RTSH Sport Live

Teuta dhe Tirana, kampionët e pingpongut

  • 29/05/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Teuta dhe Tirana, kampionët e pingpongut
Durrsaket fituese për herë të 10-të radhazi, bardheblutë mundin Elbasanin në finale

Teuta për femra dhe Tirana Top Spin për meshkuj ishin kampionët ekipor të pingpongut në aktivitetin që këtë të dielë u zhvillua në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” të Elbasanit. Morën pjesë 11 ekipe për meshkuj dhe 4 ekipe për femra, të cilat sollën në aktivitet rreth 80 sportistë.

Teuta për femra e trajnerit Musa Tërniqi është kampione për herë të dhjetë radhazi, ndërsa në gjirin e saj ka lojtare si Liridona Rexhaj, Samanda Agolli, Elionela Hasani, Emirieta Isufi dhe Fiona Xhani. Në finale, Teuta ka mundur 3-0 Tomorin.

Ndërkohë për meshkuj, Tirana Top Spin e trajnerit Dritan Laska mundi në finale Elbasanin, 3-1. Pjesë e bardhebluve janë Dritan Laska, Aron Koni, Argi Gjeçi. Aron Koni ishte sportisti më i mirë i aktivitetit, ndërsa pingpongu shqiptar do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për të rinj, që zhvillohet në Greqi më 28 qershor – 2 korrik.