Portali i njohur “Ticketgum” ka listuar 20 klubet e Prmier Ligës angleze bazuar në katër kritere të ndryshëm. Në këtë renditje secila prej skuadrave vlerësohet për mesataren e vlerës së shtëpive të qytetit, pagën vjetore bruto, numrin e stjuartëve (për 100.000 njerëz) dhe numrin e akademive apo grumbullimeve (për 100.000 njerëz).
Të gjitha këto kritere bashkohen në një shifër e cila varion nga 1/10. Nga studimi i “Ticketgum” rrezulton se skuadra e Çelsit është ekipi më “shik” në Angli me një notë vlerësimi 9.86. Në këtë listim duket se një impakt të madh ka qyteti ku kanë bazën e tyre ekipet pasi edhe katër formacionet, të cilat pasojnë Çelsin janë ekipe me bazë në Londër.
Në vendin e dytë renditet Fulhami me 9.53 pikë ndërsa e pason Totenhami me 7.84. Ndërsa kryesuesit e Premier Ligës, Arsenal renditet në vendin e katërt me 7.63 pikë.
Klubi i parë jo londinez është Bournemouth, i cili renditet në vendin e gjashtë 6.47. Ekipet e Mançesterit mbajnë vendin e 12-të (Siti 3.74) dhe të 13-të (Junajtid 3.74). Në vendin e fundit mes klubeve më “shik” është Notingam Forest (1.58 pikë).