RTSH Sport Live

Tirana dhe M.Teknologie triumfojnë për Pavarësinë

  • 28/11/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Tirana dhe M.Teknologie triumfojnë për Pavarësinë
Bardheblutë mundin në finale Erzenin, kurse prishtinaset, Dritën e Gjilanit

Tirana për meshkuj dhe M.Teknologie për femra janë fituesit e Kupës së Pavarësisë në volejboll, që për tre ditë u zhvillua në Prishtinë në Palestrën Sportive Lagja “Marigona Rezidencë”. Tirana, ashtu sikurse ka bërë gjatë gjithë fazës së parë të kampionatit, apo dhe në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit, e ka dominuar ndeshjen me shijakasit.

 Një fitore e pastër 3-0 e bardhebluve të Arben Sakos, që setet i kanë fituar 25-19, 25-18 dhe 25-17. I njëjti rezultat përsëritet edhe tek femra, ndërsa skuadra e vajzave të Prishtinës ka mundur 3-0 Dritën e Gjilanit. 25-16, 25-23 dhe 25-20 e përfundimisht M.Teknologie bëhet fituesja e trofeut të Pavarësisë.

Kupat për skuadrat fituese janë dorëzuar nga drejtuesit më të lartë të Federatave, atje ku ka qenë i pranishëm dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi. Tashmë kjo veprimtari pritet t’i hapi dritën jeshile një lige të përbashkët Shqipëri – Kosovë sikundër po ndodh në basketboll.