RTSH Sport Live

Tirana, fitore e shpejtë në “Asllan Rusi”

  • 10 orë para
  • |
  • Sporte të tjera
Tirana, fitore e shpejtë në “Asllan Rusi”
Për një orë e 20 minuta të besuarat e Altin Gorencës kanë mundur Barleti Volejin, 3-0

Tirana në volejboll për femra ka marrë një fitore të shpejtë ndaj Barleti Volej, ndërsa në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, në një hark kohor prej një orë e 20 minuta, ka fituar 3-0. Nëse në setin e parë e të tretë Tirana ka fituar me lehtësi, 25-20 dhe 25-14, në të dytin i është dashur punë.

Deri në 24-23 ka kryesuar Barleti Volej dhe atëherë kur i duhej suksesi vajzat e Altin Gorencës kanë gabuar. 24-24 dhe në fund 26-24 dhe 3-0 për bardheblutë, që ngjiten në kuotën e 14 pikëve në gjashtë javë.

Java e gjashtë do të mbyllet me sfidat Skënderbeu – Partizani, Vllaznia – Teuta dhe Pogradeci – Dinamo për femra, kurse për meshkuj Skënderbeu – Partizani, Elbasani – Tirana dhe Vllaznia – Teuta e Studenti pushim. Kampionati vazhdon të kryesohet nga Partizani si për femra, ashtu dhe për meshkuj.