Gjashtë tenistët më të mirë në botë do të marrin pjesë në turneun që do të zhvillohet në Arabinë Saudite, ku spektakli do të jetë i garantuar. Tenistët do të përfitojnë shuma marramendëse, 1.5 milionë euro secili vetëm për pjesëmarrjen dhe 6 milionë euro fituesi.
6 tenistët më të mirë në botë do të marrin pjesë në turneun Six Kings Slam, një turne i planifikuar për t’u zhvilluar nga data 16 deri në 19 tetor në Arabinë Saudite, në Riad.
Argëtimi dhe spektakli janë të garantuar, sepse në këtë turne do të marrin pjesë Jannik Sinner, Novak Gjokoviç, Rafael Nadal, Carlos Alcaraz, Holger Rune dhe Daniil Medvedev. Sipas kalendarit tenistët do të ndeshen: të mërkurën në 16 tetor: Daniil Medvedev-Jannik Sinner dhe Holger Rune-Carlos Alcaraz.
Të enjten në 17 tetor: Novak Xhokovic do të presë fituesin që do të dalë nga ndeshja Medvedev-Sinner. Po të enjten e 17 tetorit, Rafael Nadal do të përballet me fituesin e çiftit Rune-Alcaraz. Ndërsa finalja do të luhet të shtunën në 19 tetor.
Çmimi për pjesëmarrësit dhe fituesin është vërtet sensacional, më i larti ndonjëherë. Çdo lojtar do të marrë 1.5 milionë dollarë vetëm për pjesëmarrjen dhe fituesi përfiton 6 milionë dollarë.