Tirana ka arritur një fitore 1-0 përballë Kukësit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, por që nuk ka mjaftuar për të arritur objektivin, kalimin në finale. Verilindorët, falë fitores 2-0 të arritur në gjysmëfinalen e parë, kanë siguruar biletën për në finale të këtij kompeticioni.
Në “Air Albania”, në ndeshjen e kthimit, bardheblutë kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës që në minutën e 17-të me anë të Deliut. Verilindorët reaguan në fundin e pjesës së parë, shënuan me anë të Lamçes, por që u anulua nga VAR për një prekje të topit me dorë.
Përpjekje të shumta në pjesën e dytë nga ana e bardhebluve, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Kukësin që ka siguruar finalen e Kupës së Shqipërisë, duke befasuar kështu një emër të madh si Tirana.