RTSH Sport Live

Tirana, përforcime në mesfushë dhe sulm

  • 02/07/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana, përforcime në mesfushë dhe sulm
Spanjolli Ian Soler dhe suedezi Admir Bajroviç, përforcimet bardheblu

Tirana godet në merkato duke njoftuar arritjen e marrëveshjes me një mesfushor dhe një sulmues. Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll, Ian Soler, 28 vjeçar, prodhim i akademisë së Espanyol. Ndërsa në sulm është Admir Bajroviç, suedezi që ka luajtur në shumë skuadra në Suedi, Holandë, Rumani e Greqi.

Njoftimi i klubit:

Welcome Ian Soler

Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin spanjoll, Ian Soler!

Futbollisti 28-vjeçar është një prodhim i akademisë së Espanyol, teksa është aktivizuar edhe me të rinjtë e Almeria e Fulham!

KF Tirana i uron mesfushorit mirëseardhje në familjen bardh' e blu!

Welcome Admir Bajroviç

Klubi i Futbollit Tirana njofton se sulmuesi suedez Admir Bajroviç është afrimi më i ri në skuadër!

Sulmuesi 28-vjeçar ka luajtur në skuadra të njohura në Suedi, Holandë, Rumani e Greqi. Bajroviç ka qenë gjithashtu pjesë e Suedisë U17 dhe Suedisë U18!

Klubi i Tiranës i uron Bajroviç mirëseardhje në kampionatin shqiptar dhe suksese me fanellën bardh' e blu!