RTSH Sport Live

Tirana zbraz portën, Abdullahu pranë Borusia Dortmund 2

  • 25/07/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Tirana zbraz portën, Abdullahu pranë Borusia Dortmund 2

Pas Alen Sherrit do të jetë Mustafë Abdullahu, portieri i radhës, i cili braktis Superioren për një kampionat të huaj. Talenti i Tiranës do të largohet duke i hapur kështu rrugë aktivizimit me kohë të plotë të Selmanit.

Në këto kushte drejtuesit duan të përfitojnë nga shitja e tij dhe një ekip gjerman do të paguajë për të. Bëhet fjalë për Borusia Dortmund, e cila ka gjetur akordin me Abdullahun për ta aktivizuar në formacionin B (militon në ligën e tretë) .

Gjermanët do të paguajnë në arkat e kryeqytetasve plot 250 mijë euro. 20-vjeçari ka kontratë me bardheblutë deri në qershor të vitit 2028.