RTSH Sport Live

Tjetër autogol i Fernandez, “El Monumental” këndon koret raciste

  • 22/07/2024
  • |
  • Të tjera
Tjetër autogol i Fernandez, “El Monumental” këndon koret raciste

Pak minuta përpara ndeshjes mes River Plejtit dhe Lanusit i gjithë “El Monumental” këndoi në kor këngën e dëgjuar në autobusin e Argjentinës pas triumfit në finalen e Copa America.

Protagonisti absolut edhe në këtë rast ishte Enco Fernandez, i cili mendoi që të nderonte me prezencën e vet tifozët e tij të klubit, i cili e bëri gati për futbollin e rëndësishëm.

Mesfushori i Çelsit përshëndeti ish-skuadrën e tij duke veshur edhe fanellën bardhekuqe ndërsa kaluan pak minuta dhe i gjithë stadiumi nisi të këndonte këngën kundër lojtarëve me ngjyrë.

Incidenti i fundit nuk e ndihmon aspak argjentinasin kundrejt të cilit Çelsi ka hapur një hetim pas rekomandimeve të Premier Ligës.