Lojërat Olimpike Tokio 2020, të organizuara në një situatë të ndërlikuar nga pandemia, megjithë problemet e shumta, kanë përcjellë një mesazh shprese. Flaka Olimpike që kërkoi aq shumë kohë për t’u ndezur, tashmë është fikur në Stadiumin Olimpik të Tokios.
Duke shënuar edhe fundin e të gjitha përpjekjeve kolosale për oranizimin e kësaj Olimpiade, në një kotë të pazakotë, kur pandemia e Covid-19 ka marrë katër milionë jetë. Megjithatë suksesi ishte i madh me shpalljen e kampionëve olimpikë dhe ajo që është më e rëndësishmja, pa përhapjen e virusit në Japoni.
Një sukses i shtuar ky në faqet e historisë botërore të sportit. E pas gjithë punës së jashtëzakonshme të bërë nga organizatorët, midis mijëra atletëve, përfaqësuesve të komiteteve olimpike, gazetarëve dhe pjesëtarëve të tjerë të këtyre lojërave, nga 1 korriku e deri ditë e fundit të Olimpiadës, u shënuan vetëm 404 raste pozitiv me Covid-19, midis të cilëve, 29 ishin sportistë. E fatmirësisht pa asnjë rast me pasoja të rënda shëndetësore.