Vetëm një ditë pasi UEFA pranoi gabimin e bërë nga Entoni Tejlor, kur nuk akordoi penallti në favor të Gjermanisë pas topit në dorë të Kukurejës, ka ardhur edhe reagimi i njërit prej protagonistëve të mëdhenj të Euro 2024.
“Iu deshën tre muaj për të pranuar se ishte penallti, kur gati e gjithë bota konstatoi diçka të tillë brenda pak sekondash. Kjo më qetëson shumë (qesh). Nëse tani mund ta konsideroj veten kampion Europe? Nuk mendoj, jo!”, tha Toni Kros.
Vetëm një ditë më parë UEFA paraqiti në Komitetin e Arbitrave Ndërkombëtarë episodin e Kukurejës duke rekomanduar të pranishmit që të jenë strikt përballë këtyre rasteve dhe të akordojnë penallti dhe të mos veprojnë si Tejlor, i cili edhe pse pa gjithçka mori përsipër që të vazhdonte lojën si të mos kishte ndodhur asgjë.