RTSH Sport Live

Tottenham, Arsenal e Roma nuk gabojnë, aromë kualifikimi

  • 11/03/2021
  • |
  • UEFA Europa League
Tottenham, Arsenal e Roma nuk gabojnë, aromë kualifikimi
Dopieta e Kane i jep Spurs një fitore 2-0 ndaj Dinamo Zagreb, Topçinjtë kalojnë 3-1 në fushën e Olympiacos. Në Olimpico, verdhekuqtë mundën Shakhtar 3-0

Janë mbyllur ndeshjet e Ligës së Europës, të vlefshme për fazën e 1/8-ve. Tottenham nuk fal në shtëpi përballë Dinamo Zagreb. Nga një gol për çdo pjesë lojë për skuadrën e trajnerit Mourinho dhe ai që vendos firmën është pikërisht sulmuesi Harry Kane. Një paraqitje e mirë e Spurs, të cilët në asnjë moment nuk e kanë vënë në diskutim ndeshjen.

Paraqitje mbresëlënëse edhe nga ana e skuadrës së Arsenalit, që ka arritur të marrë një fitore 3-1 në fushën e Olympiacos. Odegaard shënoi në fillim për anglezët në pjesën e parë, por El Arabi u përgjigj, duke vendosur barazpeshën e përkohshme. Gabriel dhe Elneny kompletuar suksesin e anglezëve, që me këtë rezultat shikojnë të qetë drejt çerekfinaleve.

Roma mbingarkon Shakhtar Donetsk 3-0 dhe "rezervon" kalimin e raundit, pa harruar ndeshjen e kthimit pas shtatë ditësh. Pas një fillimi taktik dhe të ekuilibruar, në Olimpico një prekje nga Pellegrini zhbllokon ndeshjen, pastaj në pjesën e dytë verdhekuqtë përforcuan pozitat falë El Shaarawy dhe Mancini.

Edhe Granada e ka mbyllur mbrëmjen me një fitore: 2-0 përballë Molde. Molina në pjesën e parë dhe Soldado në të dytën kompletuan suksesin e spanjollëve, ndërkohë që norvegjezët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 71-të, Ellingsen mori kartonin e dytë të verdhë në këtë sfidë.

REZULTATET

 
Ajax 3 - 0 Young Boys  
  Dynamo Kyiv 0 - 2 Villarreal  
  Manchester United 1 - 1 Milan  
  Slavia Praha 1 - 1 Rangers  
  Roma 3 - 0 Shakhtar D.  
  Olympiakos Piraeus 1 - 3 Arsenal  
  Tottenham Hotspur 2 - 0 Dinamo Zagreb  
  Granada 2 - 0 Molde