RTSH Sport Live

Trajneri e vlerëson shumë, Kumbulla kërkohet nga Parma

  • 04/07/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Trajneri e vlerëson shumë, Kumbulla kërkohet nga Parma

Parma është rikthyer në Serie A pas disa vitesh mungesë dhe synon të qëndrojë në ligën e parë për një kohë të gjatë pas viteve të fundit të vështira për një vend kaq të rëndësishëm.

Klubi synojnë të blejnë të paktën një qendërmbrojtës në kuadër të sezonit të ardhshëm dhe në orët e fundit ka dalë në skenë emri i Marash Kumbullës. Për të do të ishte një mundësi e artë për të harruar vështirësitë e vitit të fundit dhe për t'u ndjerë sërish në qendër të një projekti teknik.

Mbrojtësi shqiptar ishte pjesë e Sassuolos sezonin e kaluar (i huazuar nga Roma), por nuk gjeti shumë hapësira në formacion edhe për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Parma drejtohet nga Pecchia. Trajneri e ka stërvitur te Verona dhe ka shumë respekt dhe e vlerëson shumë Kumbullën.