RTSH Sport Live

Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër Shqipërisë

  • 13 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër Shqipërisë
“Ne kemi një objektiv të qartë dhe ai është që të kalojmë grupin në vendin e parë”

Çekia do të mas forcat kundër Shqipërisë në kuadër të kompeticionit Nations League. Në konferencën për shtyp trajneri Ivan Hashek u shpreh se skuadra e tij ka mar masat për të tentuar 3 pikë ndaj kuqezinjeve.

Çekia e cila kryeson grupin B1 do të përplas brirët kundër Shqipërisë të shtunën në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Në konferencën përshtyp trajneri, Ivan Hashek shprehet se skuadra e tij do të synojë maksimumin kundër kuqezinjeve.

“Ne kemi një objektiv të qartë dhe ai është që të kalojmë grupin në vendin e parë. Është në lojë edhe vendi në Kupën e Botës ndaj duam të përfundojmë të parët në grup nga ky këndvështrim gjithashtu. Nuk dua të bëj llogari apo të them se do ta preferoja një barazim. Objektivi është të fitojmë grupin”.

Më tej teknku  Çekisë theksoi se i ka marrë masat për të përballuar intenstitetin e Shqipërisë duke theksuar se ekipi i Silvinjos ka kualitet dhe cilësi.

“Shqipëria, skuadër cilësore me një trajner të shkëlqyer. Një skuadër që mund të sulmojë lart, por në të njëjtën kohë të luajë edhe në qendër apo e tërhequr me një bllok në thellësi pa asnjë lloj problemi dhe të shkojë në kundërsulme. Kuqezinjtë kanë lojtarë cilësorë për të prodhuar nje ndeshje të vështirë për ne”.

Çekia poziciohohet në venin e parë me 7 pikë, 1 më shumë se Shqipqëria në katër takimet e luajtura në kompeticionin Nations League.