RTSH Sport Live

Tratativat në stad të avancuar, Ismajli i bashkohet Rrahmanit tek Napoli

  • 24/03/2024
  • |
  • Itali
Tratativat në stad të avancuar, Ismajli i bashkohet Rrahmanit tek Napoli

“Corriere dello Sport” bën me dije se Napoli pretendon të mbyllë sa më shpejt boshllëkun e krijuar në mbrojtje nga largimi i Kim Min Xhe duke afruar Ardjan Ismajlin.

Mbrojtësi shqiptar i Empolit shikohet si profili ideal për të plotësuar repartin mbrojtës të ekipit kampan. Sipas gazetës në fjalë tratativat janë në një stad të avancuar.

Drejtori Sportiv i Napolit e njeh mjaft mirë mbrojtësin. Ka qenë pikërisht Meluzo, ai që ka marrë te Specia mbrojtësin shqiptar.

Mendohet se në këtë tratativë gjërat kanë rrjedhur shpejt jo vetëm se zyrtari i Napolit e di fare mirë potencialin e shqiptarit, por edhe për faktin se ky i fundit do të jetë pjesë e Shqipërisë në Euro 2024.

Një paraqitje e mirë e Ismajlit në Gjermani 2024 do të ndikonte menjëherë në vlerën e kartonit të tij. Në Napol, Ismajli do ta ketë të lehtë që ambientohet pasi në ekip luan edhe mbrojtësi kosovar, Rrahmani.