RTSH Sport Live

Tuci e Laçi protagonistë, Sparta eliminon Gallatasarajin

  • 22/02/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Tuci e Laçi protagonistë, Sparta eliminon Gallatasarajin
Gol dhe asist, dy lojtarët shqiptarë sigurojnë kalimin në fazën e 16-shes së Europa League

Një mbrëmje magjike për dy lojtarët shqiptarë, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci, pjesë e skuadrës së Spartës së Pragës, të cilët kanë arritur të sigurojnë kualifikimin për në fazën e 16-shes së Europa League pasi kanë eliminuar Gallatasarajin në play off.

Pas humbjes 2-3 në ndeshjen e parë, Sparta ka arritur të fitojë 4-1 në ndeshjen e kthimit(rezultati i përgjithshëm 6-4) duke avancuar më tej në këtë kompeticion. Laçi luajti 90 minuta në këtë sfidë dhe asistoi në shënimin e golit të karërt. Ndërkohë, Tuci u aktivizua në minutën e 66-të dhe pas vetëm 8 minutash arriti të shënojë për skuadrën e tij, që ishte dhe goli i avantazhit 2-1, ndërsa asistoi në shënimin e golit të tretë.